Pas dy ditësh "beteje" qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive

Nga A2 CNN
14 Gusht 2025, 10:14 | Aktualitet

Pas dy ditësh "beteje" qetësohen flakët në

Pas ditësh beteje me flakët, e sidomos gjatë dy ditëve të fundit, situata me zjarret në fshatrat e Gramshit këtë të enjte duket disi më e qetë.

Të paktën vatrat nuk janë me intensitetin që sollën djegien tërësisht të 6 fshatrave dhe rrezikuan disa të tjerë, shkruan A2.

Gazetareja e A2 Belinda Ruçaj tregon se “nata ka qenë e vështirë për efektivët në terren”.

“Fshati Ermenj ka pasur një situatë zjarri mbrëmjen e djeshme, por është vënë nën kontroll. Situata sot është më e qetë, por jo pa rrezik. Edhe intensiteti i erës ka rënë, duke ndihmuar ekipet zjarrfikëse”, tha gazetarja Belinda Ruçaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos