Përfundon greva greke, hapen pikat e kalimit kufitar, qindra kamionë në radhë

Nga A2 CNN
4 Prill 2024, 09:06 | Aktualitet

Pikat kufitare me Greqinë, të cilat kanë qenë të mbyllura për disa ditë, i janë rikthyer normalitetit.

Shërbimi ka nisur normalisht sot, pas një greve nga ana e Sindikatave Doganore, edhe në doganën e Kapshticës, Kakavijës, Tre Urave dhe Qafë Bota. Gjatë kohës që ishin të paralizuara u lejuan të kalojnë vetëm këmbësore dhe mjetet e emergjencës.

Nga ora 05:30 kur është rikthyer shërbimi doganor në anën tonë të kufirit ka pasur radhë kilometrike të kamionëve të cilët kërkojnë të kalojnë në anën tjetër të kufirit.

E gjithë kjo radhë është krijuar për shkak të fluksit të madh të këtyre mjeteve, por dhe faktit se për mjetet e tonazhit të rëndë në pikën tonë të kalimit kufitar të Kapshticës ka vetëm një korsi.

Fluks të shtuar ditën e sotme pritet të ketë edhe për mjetet e tjera, por burime bëjnë me dije se nga ana e policisë sonë kufitare janë marrë të gjitha masat për shtim të sporteleve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos