Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar spitalin “Evangelismos” të Athinës për t’u informuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.
Sipas mediave greke, Mitsotakis u informua nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, për ecurinë e shëndetit të tij, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë kësaj të diele.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u shtrua më 3 janar 2025 në spitalin “Evangjelizmi” në Athinë.
Mediat greke po ashtu bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar e është kritike dhe po monitorohet nga afër nga ekipi i spitalit.
“Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë z. Anastasi vlerësohet si kritike nga mjekët kurues”, thuhet në njoftimin mjekësor nga Evangelismos.
95-vjeçari monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesorit të Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, z. Anastasia Kotanidou.
Kujtojmë se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë. (A2 Televizion)