Përmbytjet, përmirësohet situata në Vlorë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2024, 11:32 | Aktualitet

Përmbytjet, përmirësohet situata në Vlorë

Situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas përmbytjeve që pasuan reshjet e dendura të shiut. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët.

Ndërkohë, njoftohet po ashtu se po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Mbrojtja njofton gjithashtu se në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos