Përplasje mes deputetëve dhe policisë, Noka godet me shpullë efektivin

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 17:12 | Aktualitet

Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga Partia Demokratike, e cila është organizuar në format të tillë që parashikon bllokimin e qarkullimit në 5 pika kyçe në kryeqytet.

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te Rruga e Elbasanit.

Madje ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD që ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti.

“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, është thirrja e Nokës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos