Qyteti i Pogradecit, sa për klimën aq edhe për çmimet, mikpritjen dhe kuzhinën që ofronte, ishte identifikuar si qyteti që preferohej më shumë nga moshat e treta dhe familjet që nuk shpenzonin shumë për të bërë një palë pushime.
Por vitet e fundit ky trend duket se ka ndryshuar. Fluksi i turistëve nga njëra anë dhe shtimi i njësive akomoduese dhe atyre të shërbimit që kanë rritur konkurrencën dhe ka shtuar larmishmërinë e shërbimeve ndaj vizitorëve ka bërë që qyteti liqenor të fillojë të frekuentohet edhe nga të rinjtë.
Në të njëjtën kohë nuk është më ai qyteti ku mund të bëjë pushime me shpenzime te vogla.
Nëse ky është një konstatim, që pranohet edhe nga vetë administratorët e hoteleve dhe restoranteve në Pogradec, mbetet për t’u parë nëse rritja e çmimeve do të tërheqë më tej vizitorë apo do ti rrallojë.
Për momentin administratorët shprehen se raporti çmim-cilësi dhe shërbime është i drejtë.
Pogradeci këtë sezon veror ka pritshmëri për të kaluar mbi gjysmë milioni turistë dhe rezervimet e deritanishme janë optimiste. (A2 Televizion)