Kryebashkiaku i New York-ut merr shtetësinë shqiptare

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 16:15 | Aktualitet

Kryebashkiaku i New York-ut merr shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare për kryebashkiakun e New York-ut, Eric Adams.

Dhënia e shtetësisë shqiptare për të vjen me kërkesë të vetë Adams dhe hyn në fuqi menjëherë, ndërsa pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.

Adams në tetor të 2025 ishte për një vizitë në Shqipër ku u takua dhe me kryeministrin Edi Rama.

Eric Adams e mori detyrën si kryebashkiak në janar të vitit 2022.

Kryebashkiaku i New York-ut merr shtetësinë shqiptare (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos