Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, rritet sërish nafta

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 16:26 | Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, rritet sërish nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës nga 210 lekë për litër, tashmë do të shitet me 217 lekë.

Pra çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) nuk duhet të jetë më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Vendimi hyn në fuqi këtë të premte, më 10 prill, në orën 18:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos