Pritet prodhimtari e ulët, lagështia e tepërt vrau qindra koloni të bletëve

Nga Gazment Janku
26 Shkurt 2026, 18:07 | Aktualitet

Reshjet e rëna gjatë dy muajve të fundit përveç të tjerave po japin efekte negative dhe në fushën e bletarisë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se lagështia e madhe e këtyre muajve ka shkaktuar humbjen e qindra kolonive të bletëve veçanërisht tek ata bletarë që nuk morën paraprakisht masat e nevojshme.

Ferdinand Muskaj bletar nga Fieri shprehet: “Edhe tani qëmoti është përmirësuar bletët rrezikojnë sërish sëmundje që vijnë si pasojë e lagështirës së tepërt. Edhe ky vit parashikohet një vit i vështirë sa i takon sasisë së mjaltit pasi e humbja e kolonive të bletëve në shumë zona të vendit, do të sjellë reduktim të prodhimtarisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos