Protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 18:01 | Aktualitet

Protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria

Teksa në bulevardin para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e Partisë Demokratike, policia ka marrë të gjitha masat. Në pamjet e A2 CNN shihen efektivët e policisë në terren, ndërsa godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike.

Protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria

Gjithashtu janë vendosur edhe gardhe metalike rrethuese, ndërkohë që qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar dhe në mes të rrugës është vendosur si dhe herët e tjera podiumi ku do të mbajnë fjalën demokratët me mbishkrimin “Rama ik”.

Protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria

Ndërkaq gazetari i A2 CNN Anesti Barjamemaj raporton se në selinë blu sapo ka mbërritur Sali Berisha ku është pritur nga militantët e tij në ambientet e jashtme.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos