Bllokohet përsëri rruga në Qafë Thore nga ortekët e borës

Nga Senad Nikshiqi
20 Shkurt 2026, 09:39 | Aktualitet

Mëngjesin e të premtes, në zonën e tuneleve, në Qafë Thore janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e segmentit rrugor.

Reshjet intensive të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me rritjen e temperaturave që aktualisht shënojnë rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës në shpatet malore.

Si pasojë, zona e tuneleve është bllokuar nga ortekët, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë. Temperaturat në rritje dhe sasia e konsiderueshme e borës së akumuluar në terren e shtojnë mundësinë e aktivizimit të mëtejshëm të ortekëve.

Strukturat përkatëse janë në monitorim të situatës dhe pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sapo kushtet të jenë të sigurta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos