
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet gjatë protestës së opozitës në Tiranë, duke bërë me dije se gjashtë efektivë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.
Sipas njoftimit, të dëmtuarit janë efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, të cilët po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Autoritetet bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë sipas burimeve për A2CNN, 20 persona janë shoqëruar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës. (A2 Televizion)