Protesta e sanitareve, pa rroga, pa kontrata dhe me trajtim poshtërues

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
18 Gusht 2025, 15:15 | Aktualitet

Sanitaret e spitalit psikiatrik “Ali Mihali” të Vlorës kanë protestuar në lidhje me mospagesën e rrogës së dy muajve dhe mungesën e kontratave të punës.

Edhe pse ndodhen në një spital publik, shërbimi i sanitareve është marrë përsipër nga një firmë private e cila ka lidhur kontratë më spitalin. Një tjetër shqetësim në protestën e sanitareve është edhe paga qesharake përkundër punës që janë të detyruara të kryejnë.

Në lidhje me këtë problematikë, burime pranë firmës private që ka fituar të drejtën e shërbimit sanitar në këtë spital shprehen se vonesa e rrogave ka të bëjë me moskalimin e fondit nga spitali tek firma private, ndërsa për mungesën e kontratave nuk japin asnjë shpjegim.

Edhe drejtoria e spitalit Ali Mihali nuk ka pranuar të japë shpjegime për këtë situatë. Ndërsa inspektorati shtetëror i punës ka deklaruar se do të nisë verifikimet për këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos