Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një pjesë është hedhur në treg dhe konsumuar

Nga Marjo Brakaj
28 Mars 2025, 13:59 | Aktualitet

Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një

Rreth 18.5 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 21 mars, ndërsa një pjesë e madhe e sasisë është hedhur në treg dhe konsumuar.

A2 CNN mëson se bëhet fjalë për 18.250 kg fileto pule të ngrirë e importuar nga Brazili dhe e futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Rasti është kapur në inspektim nga AKU e cila më pas ka dërguar për të bërë analiza në ISUV, por nuk ka pasur njoftim nga sistemi evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos