Punimet në rrugë, Policia Bashkiake Durrës njoftim për qytetarët: Akset që do të bllokohen

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 17:56 | Aktualitet

Punimet në rrugë, Policia Bashkiake Durrës njoftim për

Policia Bashkiake Durrës ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve të “njësive administrative Sukth, Manëz, Ishëm, të cilët përdorin segmentin rrugor Sukth- Kullë dhe anasjelltas Kullë- Sukth, në kilometrazhin 10+418 se, më datë 28.08.2025 deri më 29.08.2025 nga ora 00:00 deri në 04:00,  në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) si dhe ndërtimit të linjës së re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (ANR), do të kryhen punime që do të ndikojnë në qarkullimin rrugor në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth”.

Përmes një njoftimi, Policia Bashkiake bën të ditur se gjatë këtij orari, ky kalim do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore nga punimet e kryera nga kompania.

Po ashtu në njoftim thuhet se shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun, teksa u bëhet thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor gjatë orareve të sipërpërmendura dhe të ndjekin rrugë alternative.

Punimet në rrugë, Policia Bashkiake Durrës njoftim për

NJOFTIM, Policia Bashkiake Durrës:

Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve të Njësisë Administrative Sukth, Manëz, Ishëm, të cilët përdorin segmentin rrugor Sukth- Kullë dhe anasjelltas Kullë- Sukth, në kilometrazhin 10+418  se, më datë 28.08.2025 deri më 29.08.2025 nga ora 00:00 deri në 04:00,  në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) si dhe ndërtimit të linjës së re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (ANR), do të kryhen punime që do të ndikojnë në qarkullimin rrugor në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth.

Gjatë këtij orari, ky kalim do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore nga punimet e kryera nga kompania.

Lutemi qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor gjatë orareve të sipërpërmendura dhe të ndjekin rrugë alternative.

Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos