Punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit dalin sërish në protestë

Nga Edi Ruçi
13 Janar 2026, 09:20 | Aktualitet

Punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit dalin sërish

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë pas protestës që kanë zhvilluar në bashki, por as në takimet që kanë patur në prefekturë punonjësit e sektorit të Gjelbërimit në Vlorë, kanë dalë sërish këtë të martë në protestë.

Këta të fundit po protestojnë për bashkimin e ndërmarrjes së gjelbërimit dhe asaj të pastrimit në një të vetme, shkruan A2.

Kjo gjë bën që punonjësit e gjelbërimit të jenë të detyruar të bëjnë edhe punën e pastrimit të qytetit.

Punonjësit thonë se e kanë lexuar kontratën e re të punës, por nuk do ta firmosin. Sipas kontratës së re ata shprehen se po detyrohen që të bëjnë edhe pastrimin e qytetit. Sipas punonjësve, nuk janë dakord me këtë gjë, teksa refuzojnë të kryejnë pastrimin e qytetit.

Punonjësit kërkojnë zgjidhje, teksa shprehen se nëse nuk do të ketë zgjidhje do të largohen nga puna. Sektorin e gjelbërimit e përshkruajnë si frymëmarrjen e qytetit të Vlorës, ndaj thonë se ky sektor nuk duhet shkrirë. Ata kërkojnë që të bëjnë punën që kanë bërë deri më tani dhe sektori të funksionojë më vete. Këtë punë tregojnë se e kanë të vetmen mundësi me çfarë mbajnë familjen.

Shpesh Bashkia e Vlorës ka pësuar ndryshime në strukturat apo ndërmarrjet e qytetit, të cilat vitet e fundit janë ndarë apo bashkuar, por punonjësit gjithmonë kanë funksionuar në punë të ndara, duke vazhduar në sektorët që kanë funksionuar edhe më parë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos