Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 15:50 | Aktualitet

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm.

A2 CNN mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5062 shtetas (3696 shqiptarë dhe 1366 të huaj), ndërsa kanë dalë 8087 shtetas (5529 shqiptarë dhe 2558 të huaj). Shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme të daljes së emigrantëve që kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë gjithsej 4934 shtetas (1444 shqiptarë dhe 3490 të huaj), ndërsa kanë dalë 4580 shtetas (1341 shqiptarë dhe 3239 të huaj). Këtu vihet re fluksi i lartë i turistëve të huaj që po hyjnë për të pushuar në vendin tonë.

Në total, gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet këtyre dy pikave kufitare kanë hyrë 9996 shtetas, ndërsa kanë dalë 12,667 shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos