Liqeni i zambakëve, perla e Gramshit që tërheq vizitorë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 11:29 | Aktualitet

Nëse vitin e kaluar atraksionet turistike të zonës së Gramshit i kanë vizituar rreth 120 mijë turistë, natyrisht një pjesë e konsiderueshme e tyre janë tërhequr pikërisht nga liqeni i zambakëve.

Një perlë e natyrës, të cilën sa herë të shohësh po aq herë të mahnit me pamjen dhe bukurinë e saj. Dhe fundjavat janë një mundësi e mirë që qindra persona të zgjedhin pikërisht luginën pranë këtij liqeni për të kaluar një ditë ndryshe.

Dhe natyrisht edhe bashkia ka ndihmuar duke krijuarat atmosferën.

Ato që vijnë për herë të parë nuk e fshehin atë që përjetojnë. Por edhe kush rikthehet sërish mbetet e i kënaqur.

Me shpresën se në sezonet e ardhshme gjendja e infrastrukturës rrugore do të jetë më e mirë, Liqeni i Zambakëve premton gjithnjë e më shumë vizitorë pranë tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos