Një pamje e rrallë është regjistruar pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e kristalta të Jonit.
Momenti është filmuar nga arkitekti Artan Shkreli, i cili e ndau videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar përvojën si emocionuese.
Kjo është hera e parë që një balenë raportohet në këtë zonë që prej vitit 2020. Prania e saj shihet si një tregues pozitiv për biodiversitetin detar. (A2 Televizion)