Qëlloi me vezë makinën e Edi Ramës, policia shoqëron aktivistin  

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 22:51 | Aktualitet

Qëlloi me vezë makinën e Edi Ramës, policia shoqëron

Aktivisti Edison Lika është shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme, pas një incidenti të regjistruar pranë Kryeministrisë në Tiranë.

Lika ka qëlluar me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pas ngjarjes, efektivët e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë shoqëruar aktivistin në Komisariatin nr. 1, raporton gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë RTSH-së, ndërsa vijonte protesta.

Edison Lika është një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestat qytetare dhe është shoqëruar edhe në raste të tjera gjatë përplasjeve me policinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos