Rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 08:35 | Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

Është rikthyer sot ora verore. Në natën mes të shtunës dhe të dielës së 30 marsit akrepat e orës kaluan 60 minuta përpara.

Kjo ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat u zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.

Kjo do të vazhdojë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur do të kthehet ora diellore.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos