Qindra ikin çdo vit, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 17:08 | Aktualitet

Qindra ikin çdo vit, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptarë i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve
në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e humbur për ekonominë e vendit tonë si në drejtim të arsimimit por dhe punësimit.

“Ky djalë apo vajzë derisa është bërë 26 vjet është rritur nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse ka shkuar në shkollë ka shkuar nga taksat e shqiptare nëse ka patur nevojë shëndetësore ka shkuar në spitale ku taksapaguesit shqiptarë kanë paguar. Kostoja tjetër e madhe është se këta të rinj largohen në moshën e punës, d.m.th kontributi i tyre si individë në moshën e punës është zero në atë drejtim”, u shpreh Arjan Gjonça, ekspert për emigracionin.

Studimi merr në analizë një mesatare prej 41 mijë e 700 persona në vit të larguar. Ndalur tek kostot e arsimit ato arrijnë deri në 500 milionë euro. Shkollimi i një shqiptari në varësi të nivelit arsimor
kushton  6 mijë euro për filloren, 9 mijë e 300 euro për shkollën e mesme, 18 mijë euro për studimet akademike dhe 32 mijë euro për studimet doktorale. 1 miliardë euro humbje.

“Nëse ne do marrim se PBB është midis 18-19 miliardë euro një llogaritje e thjeshtë e bërë nga kjo shifër në këtë studim, rreth 5-6% e GDP është humbje. Ajo rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte shumë më e madhe”, shtoi Gjonça

Nëse këta të rinj që arsimohen punësohen të gjithë në vendet e tjera i kushton rritjen ekonomike deri në 560 milionë euro. Duke bërë që në total emigrimi i shqiptarëve në një vit ti kushtojë vendit rreth Përfitimi
i vetëm i Shqipërisë nga të shqiptarët e larguar janë remitancat të cilat nuk përcaktohen si një tregues pozitiv i vendit. Në 2023 arritën në 930 milionë euro ndërsa në 6 mujorin e parë 2024 në 510 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos