Bisedimet ne DASH, SPAK zbardh takimet e Dumanit me zyrtarët amerikanë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 17:03 | Aktualitet

Bisedimet ne DASH, SPAK zbardh takimet e Dumanit me zyrtarët amerikanë

Gati një javë pas realizimit të takimeve, SPAK njoftoi zyrtarisht takimet e kreut të institucionit, Altin Dumani, me zyrtarë të lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Uashington D.C më 2 dhe 3 shtator.

“Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave”, njoftoi SPAK.

Ndërkohë, në harkun kohor26-28 gusht Altin Dumani ka marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e zhvilluar në Nashville të Tennessee.

Gjatë kësaj konference kreu i SPAK ka zhvilluar një takim me administratorin e DEA-se, Terrance Cole, ku është vlerësuar bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos