Bllokohen 15 mjete lundruese, ‘Siguria Detare’ shton kontrollet

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 15:46 | Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, ‘Siguria Detare’ shton kontrollet

Forcat e Sigurisë Detare kanë vijuar monitorimin e hapësirës detare liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Përmes një njoftimi, ‘Siguria Detare’ ka bërë të ditur se janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat janë bllokuar 15 prej tyre, për shkelje të ndryshme, shkruan A2 CNN.

Konkretisht janë bllokuar 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.

Gjithashtu ‘Siguria Detare’ bën të ditur se janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, vetëm gjatë javës së kaluar.

Njoftimi:

“SIGURIA DETARE”

Vijon intensivisht monitorimi i hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar.

6 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë secili. 

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 39 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 18 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman, për shkak edhe të kushteve jo të favorshme atmosferike.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese dhe fton qytetarët e pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos