Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte i ftuar në “Off the Record” ku foli mes të tjerash dhe për vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në Departamentin e Shtetit.
Sipas Blushit, DASH-it nuk i ngeli gjë tjetër për t’i thënë Dumanit, vetëm të arrestojë Edi Ramën.
Deputeti i zgjedhur i Partisë së Lirisë shtoi se Altin Dumani do të ketë fatin e Saimir Tahiri.
“Po e filloj nga vizita e Dumanit në DASH. Nuk I ngeli gjë tjetër DASH për të thënë vetëm arrestoni Edi Ramën. Kush e drejton trafikun e drogës. Ka 3 vjet nuk kapet një gram kokainë në Durrës. Kush e kishte vëllanë në dosjen Xibraka? Kush e bëri Prodën drejtor policie? Kush e caktoi Fatmir Xhafën ministër? Reforma në drejtësi ishte biznes kriminal.
McGonigal donte të hynte në pastrimin e parave të drogës. Në DASH ka qenë dhe Saimir Tahiri dhe në Shtëpinë e Bardhë. Dhe Altin Dumani do të ketë të njëjtin fat si Tahiri. Ata 5 që janë arrestuar i kanë kapur partnerët. Banditët janë në Shqipëri. I patë Xhabaftë në 11 maj në Vorë? Në Vorë u rrethuam nga banditët”, tha Blushi në A2 CNN. (A2 Televizion)