Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti në Lezhë

Nga Igli Çelmeta
19 Shkurt 2026, 10:02 | Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti

Një punonjës i OSHEE, 35 vjeç, ka humbur jetën pak minuta më parë gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Rrile në Lezhë, raporton A2CNN.

Sipas informacioneve paraprake, elektricisti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos