“Vriste macet, zonja me probleme të shëndetit mendor”, aktivisti flet për rastin e rëndë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 09:21 | Aktualitet

Aktivisti Indrit Osmani foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN lidhur me rastin e rëndë të zbuluar në Tiranë, ku një grua me probleme të shëndetit mendor dhunonte dhe vriste mace. Aktivisti vë në dukje se policia vendosi të reagonte vetëm pas presionit të madh të organizatave dhe vullnetarëve.

Ky është një rast akoma më ekstrem sepse kemi të bëjmë me një person me aftësi të jashtëzakonshme. Është shumë e frikshme kur i sheh videot e asaj gruaje. Ajo është aktualisht e shtruar në Spitalin Psikiatrik. Falë një presioni shumë të madh të organizatave dhe vullnetarëve që kanë ndenjur te shtëpia e saj çdo ditë dhe kanë lajmëruar policinë, derisa policia vendosi të reagonte. Ajo është shtruar në spital, është diagnostifikuar me problem shumë të rënda të shëndetit mendor dhe po merr mjekim. Ajo ishte një person që ka dalë edhe në TV, me një mace që është e ngordhur, e vrarë. Video është shumë e frikshme, ku ledhaton një mace dhe përplas me forcë derisa e vret. Është ky ndryshim i personalitetit është shumë befasues”, tha Indrit Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos