Muaji i Ramazanit, Rama dhe Berisha urojnë besimtarët

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 18:37 | Aktualitet

Muaji i Ramazanit, Rama dhe Berisha urojnë besimtarët

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë uruar besimtarët myslimanë në prag të nisjes së muajit të Ramazanit. Kreu i qeverisë zgjodhi të urojë besimtarët përmes rrjeteve sociale: “Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, shkroi Rama në Facebook.

Ndërsa Berisha shfrytëzoi takimin me demokratët e Sukthit për të uruar besimtarët myslimanë për agjërim të lehtë dhe të pranuar.

“Së pari, duhet ta filloj fjalën time me një urim nga zemra për të gjithë ata, të cilët nisin nesër muajin e madhnueshëm të Ramazanit, urimi im është: Zoti ua pranoftë dhe agjërim të lehtë”, uroi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos