Radhë të gjata në Qafë Thanë, qytetarët presin mbi 2 orë në të ftohtë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 19:40 | Aktualitet

Radhë të gjata në Qafë Thanë, qytetarët presin mbi

Fluks i lartë makinash dhe kalimtarësh në doganën e Qafë Thanës. Në videot e siguruara shihet radhë e gjatë e dhjetëra mjeteve që presin për të hyrë në Shqipëri.

Për më tepër se 2 orë qytetarët janë ndeshur me vonesa, pasi në pikën me 1 ndalesë pala maqedonase operon me numër të reduktuar punonjësish.

Sipas informacioneve të marra nga kjo doganë të dyja palët punojnë me 2 sportele, si ajo maqedonase dhe ajo shqiptare. Por problemi aktualisht qëndron tek pala maqedonase.

Festat e fundvitit janë arsyeja që shumë shqiptarë po vijnë nga doganat e juglindjes drejt vendit të tyre ndërsa pritet që edhe ditët në vijim të ketë fluks jo vetëm në Qafë Thanë por edhe në doganën e Kapshticës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos