Radhë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Radha më së shumti paraqitet në tokën neutrale për t'u futur drejt Maqedonisë së Veriut.
E gjithë kjo gjen për shkak se një pjesë e udhëtarëve kanë qenë gjatë fundjavës në bregdet dhe kthehen në shtëpi, ndërsa radhët janë me 4 korsi, shkruan A2 CNN.
Ata të cilët kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut u duhet të presin për më tepër se një orë në radhë.
Vlen për t'u theksuar se nisma midis qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase për një ndalesë, e cila funksionon prej dy vitesh nuk ka dhënë asnjë rezultat për të lehtësuar lëvizjen në dy anët e kufirit, pasi kontrolli bëhet sërish nga dy palët kufitare në të njëjtin stacion.
Burime thonë se janë duke u bërë diskutime që në vazhdimësi të ndryshojë edhe njëherë mënyra e kontrollit dhe kontrolli të bëhet vetëm njëherë nga pala përkatëse në hyrje.
Ka mjete që presin prej më shumë se 40 minuta për të kaluar në RMV. (A2 Televizion)