“Artizane nga Instagrami”, historia e Ajsit që ngriti biznesin nga rrjetet sociale

Nga Belinda Ruçaj
22 Qershor 2025, 10:21 | Aktualitet

Ndonëse rrjetet sociale vlerësohen si të dëmshme dhe të padobishme, veçanërisht për të rinjtë, duket se për një pjesë të njerëzve këto rrjete kanë qenë një dritë jeshile për aktivitetin dhe suksesin e tyre në biznes. E tillë është historia e Ajsit nga Elbasani, e cila sot merr porosi online për punimet e saj të realizuara me dorë.

Në fakt, edhe këtë punë ajo tregon se e ka mësuar dhe përvetësuar nëpërmjet Instagramit, të cilin e përdor edhe për të shitur punimet e saj.

Përveç çantave, ajo realizon edhe buqeta të ndryshme me lule artificiale, realizimi i të cilave kërkon më shumë kohë. Por edhe pse porositë vijnë kryesisht online, ajo tregon se veçanërisht shqiptarët e kanë merak t’u bësh një ulje çmimi, sado modeste të jetë shuma…

Një histori suksesi që lindi nga dëshira dhe këmbëngulja për të mësuar një punë, e cila është kthyer në një burim të mirë të ardhurash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos