Kryeministri Edi Rama ka nderuar me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi ndihmën e Emiratave të Bashkuara Arabe në momentet e vështira për popullin tonë sikurse spastrimi etnik në Kosovë dhe tërmeti shkatërrues i 2019-ës.
“Është një nder i madh t’ju presim për herë të dytë në vendin tonë. Nuk do ta harroj kurrë kur erdha tek ju pas tërmetit shkatërrues ju më thatë që ju dhe populli juaj nuk jeni vetëm”, kujtoi kreu i qeverisë shqiptare.
“Për përkushtimin tuaj të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike ndaj dy vendeve tona, për kontributin vëllazëror në momente nevoje për popullin tonë, për kontributin tuaj në kauzën globale të paqes dhe bashkëpunimit ju dorëzoj urdhrin e madh me Yllin e Mirënjohjes Publike. Zoti ju ruajt gjithmonë dhe i bekoftë të dy popujt tanë!” u shpreh Rama.
Ai i tregoi se ngjyrat e këtij urdhri nuk simbolizojnë vetëm ngjyrat tona kombëtare, por edhe dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit. Sipas tij nga këto ngjyra mori frymëzimin Fan Noli. Rama theksoi se urdhri i këtij Ylli urdhri frymëzohet nga vula e Skënderbeut dhe 36 shkronjat e alfabetit tonë, ndërsa kompozimi i tihj sjell vulën e Solomonit.
“E kuqja dhe e zeza e shiritit tonë nuk janë vetëm ngjyrat tona kombëtare. Ato simbolizojnë mbi të gjitha dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit dhe gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë, që kurrsesi nuk duhet derdhur kot. Po këto ngjyra frymëzuan një himn të shkruar një shekull më parë nga një poet i madh shqiptar, një peshkop ortodoks e njëherazi Kryeministër:
“Një flamur që lindi Kostandinin e Shenjtë,
Bashkon Kryqin dhe Shenjën e Gjysmëhënës,
Shpall të gjitha besimet si vëllezër hyjnorë,
Një flamur fisnik për njerëzimin mbarë.”
Ylli i këtij Urdhri, me formë të mprehtë, frymëzohet nga vula e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë. Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit — Sulejmanit, mbretit të paqes — shpirti dhe trashëgimia e të cilit ndriçojnë në vetë udhëheqjen tuaj: si baba, burrë shteti, lider global, si njeri me besim dhe kulture të thellë.
Me një fjalë: si udhërrëfyes për njerëzimin".
.
(A2 Televizion)