Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, shmang mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2025, 08:49 | Aktualitet

Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një postim në rrjetet sociale mbi ndërhyrjen në argjinaturën e kanalit K-17 Vrinë. Sipas tij ky investim, shmang mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rrit qëndrueshmërinë e argjinaturës, duke kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të ujërave në zonë.

“Mirëmëngjes dhe me përforcimin e argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë, që siguron rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, duke shmangur mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rritur qëndrueshmërinë e argjinaturës, si dhe duke mundësuar kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos