Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 18:41 | Aktualitet

Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët në shkolla.

Por specialistët e Shëndetit Publik thonë se nuk ka vend për panik. Mjekja Silva Bino shpjegon se janë marrë të gjitha masat për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

“Meningiti është sporadik. Nga 2009 fëmijët janë të vaksinuar. Nuk ka asnjë lidhje me një rast më parë. Kemi kryer profilaksi me antibiotik për 99 persona, për pjesëtarët e ngushtë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Nuk ka nevojë për panik. Ndiqni këshillën e mjekëve. Vaksina nuk është mjeti kryesor kur kemi një rast, por profilaksia me antibiotik”, shprehet Bino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos