Rama zbulon në “Off the Record” lajmin e mirë për pensionistët

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 21:34 | Aktualitet

Rama zbulon në “Off the Record” lajmin e mirë për

Pensioni mesatar në mandatin e katërt të qeverisë Rama do të jetë 400 euro. Kështu deklaroi kryesocialisti Edi Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, duke shtuar edhe se reforma e pensioneve që PS ka aplikuar, ka rezultuar efektive dhe në më shumë përfitime për këtë shtresë të shoqërisë.

Sipas Ramës nëse njëri bllok i pensionistëve e di pse përfiton më pak se sa blloku tjetër për të njëjtat vite pune, “ata e kanë për faj të kënetës”. Ndërkohë fakti që dikush tjetër i ka më të larta përfitimet, sipas Ramës është pikërisht “për shkak të reformës që kemi bërë ne”.

Është e suksesshme sepse kemi dy blloqe pensionistësh, njëri bllok, ai që ka dalë pas reformës, ka pensione shumë më të larta se ai që ka dalë para reformës. Dhe me ata që kanë dalë para reformës, kemi qenë shumë të qartë, që kemi ndryshuar të gjithë sistemin që gjenerata tjetër të mos bjerë në gropë. Por ama jemi po ashtu të vetëdijshëm që edhe atyre duhet t’iu gjendemi më pranë. Pikërisht tani, sepse tani ekonomia ka filluar të xhirojë me një ritëm që nuk do të ndalet as në katër vitet e ardhshme. Dhe duke pasur të ardhura më të larta, do të rrisim pensionin minimal. Dhe ndërkohë do të shkojmë, sipas analizave që kemi bërë, në 400 euro pension mesatar, për ata me sigurime të plota”, deklaroi Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Për kryeministrin, pensionistët janë të vetmit që “nuk jetojnë në guaskën e botës mediatike, por jetojnë në jetën reale”. Rama thotë se për të gjitha këto arsye kjo shtresë e popullsisë më 11 maj do të votojë Partinë Socialiste.

Pensionistët janë më të mirët në aritmetikë. Se këtu ka nisur edhe një kontestim i madh i aritmetikës. 7x7 bëjnë 42, tani doli që nuk bëjnë 42, bëjnë 6 milionë. Ndërsa ata nuk kalkulojnë vetëm pensionet e tyre, ata ndryshe nga të tjerë u mbeten sytë te bufi ndjekin edhe çfarë themi ne për ta dhe për këtë arsye, ata në shumicë do të votojnë Partinë Socialiste sepse e dinë që ne jemi seriozë”, tha Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos