Raporti për Klimën e Biznesit, DASH: Korrupsioni i përhapur cenon zhvillimin në Shqipëri

Nga Rosalba Bejdo
19 Korrik 2024, 11:08 | Aktualitet

Në raportin e përvitshëm për Klimën e Investimeve në më shumë se 160 ekonomi të botës, DASH vlerëson se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.

Komuniteti i biznesit raporton se vala e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, dëmton konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale, thuhet në raport. PPP-të vijojnë të jenë shqetësim, theksohet në raport në të cilin nënvizohet se “përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat ka ulur mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.

DASH thekson po ashtu se të drejtat e pronësisë vazhdojnë të paraqesin sfidë në Shqipëri, sepse është vështirë të merret një certifikatë pronësie e pakontestuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos