Në Spitalin Memorial të Fierit po vijon me sukses realizimi i procedurës urgjente të trombektomisë, një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut në arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, sipas të cilës, kjo është realizuar mes bashkëpunimti të mjekëve turq dhe shqiptarë.
“Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit multidisiplinar, të dr. Hasan Bayindir, Ümit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Turhan Guler, dr. Arlinda Abazaj, dr. Mesut Karatas, si dhe teknikëve Halil Ibrahim Ozkan, Temel Acar dhe Evis Maqina.
Zbatimi i autonomisë menaxheriale ka sjellë një gamë më të gjerë shërbimesh dhe po garanton kujdes shëndetësor cilësor, me teknologji të avancuar dhe kapacitete të larta profesionale”, shkruan Koçiu. (A2 Televizion)