Veriu i vendit është përfshirë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës. Gazetari i A2 CNN, Senad Nikshiq raporton se në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth reshjet e dëborës vijojnë ende. Sipas tij qarkullimi vijon pa probleme pasi rrugët janë të pasturara dhe të kriposura.
“Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës ka patur reshje bore të cilat vazhdojnë edhe tani. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura. Qarkullimi kryhet pa probleme”.
Më herët meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja paralajmëroi reshje bore në lartësitë mbi 900 metra nga niveli i detit. (A2 Televizion)