
Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme zonat malore të juglindjes, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
Reshjet kanë përfshirë fshatin turistik të Dardhës, fshatin Shtyllë, si dhe Majën e Mashkullorës, shkruan A2.
Në Dardhë kanë dalë në terren borëpastrueset për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen e saj të kalueshme për automjetet.
Për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt këtyre zonave këshillohet përdorimi i gomave dimërore dhe kujdes i shtuar gjatë lëvizjes për shkak të kushteve atmosferike. (A2 Televizion)