Kë do të kandidojë PD për Tiranën? Aga: Tabaku e Alimehmeti të mrekullueshëm, protestuesit t'i mbështesin

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 22:10 | Politikë

Ethem Aga, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën, deklaroi se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë kandidatë “të shkëlqyer” për Bashkinë e Tiranës dhe për këtë arsye, sipas tij, protestuesit duhet t’i mbështesin.

“Kanë filluar të dalin emrat e parë. E sigurt është që PD-ja do të nxjerrë kandidaturat më të mira të mundshme përballë Partisë Socialiste. Do të nxjerrë kandidatura ndryshe, që përfaqësojnë njerëzit”, tha Aga në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

Më tej, ai theksoi se “figura si Ilir Alimehmeti apo Jorida Tabaku janë të mrekullueshme për PD-në dhe kandidatura që mund të jenë fituese”.

Por, sipas tij, duhet plotësuar një kusht: “E gjithë opozita shqiptare, sheshi, studentët dhe çdo opozitar, të mbështesë një nga kandidaturat tona”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos