Reshje shiu, dëborë apo diell? Meteorologia Tanja Porja parashikon motin për fundjavën: Temperatura deri në -4 gradë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 13:44 | Aktualitet

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën në vendin tonë.

Porja tha se në pjesën më të madhe të vendit reshjet e shiut do të ndalen ditën e sotme pas mesditës, ndërsa në jug dhe në jug-lindje do të vijojnë deri mbrëmjen e sotme.

Ajo tha se fundjava pritet të shoqërohet nga një mot i kthjellët me vranësira të pakta, por shtoi se temperaturat ditën e nesërme do të vijnë me ulje, për t’u rritur më pas me nga 1 gradë gjatë të dielës e të hënës.

“Janë pakësuar reshjet në veri, do pakësohen edhe në Shqipërinë qëndrore. Jugu mbetet me reshje mesatare. Për fundjavën na pret mot i kthjellët. Kthjellohet që sot pasdite pjesa më e madhe e Shqipërisë. Vranësira të lehta e kalimtare priten kryesisht në zona malore dhe në lindje të vendit.

Të hënën shtohen vranësirat në territor, megjithëse mundësia për reshje është thuajse zero. Sa i përket vlerave termike, ne thamë se sot kemi temperatura rreth -2 deri në 17 gradë. Ndërsa nesër do të ketë një ulje të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri në -4 gradë.

Të dielën temperaturat do të jenë në vlerat nga -3 deri në 20 gradë celcius. Ndërkohë që të hënën temperatuat do të jenë në vlerat minimale -2 gradë dhe maksimale në 21 gradë celcius”, tha Porja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos