Ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshjet e para të borës për këtë dimër në veri të vendit.
Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile në Shkodër, aktualisht ka reshje të bore në Pukë, Fushë Arrëz dhe aksin Bogë-Theth.
Autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve në këto akse të përdorin goma dimërore, teksa qarkullimi kryet normalisht.
Në bashkinë e Vau të Dejës informohemi për shkëputjen e energjisë elektrike, ndërsa grupet e OSHEE janë në terren.
Institucioni i Prefektit po monitoron situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e për çdo problematike të mundshme. (A2 Televizion)