Surpriza e të huajve: Shqipëria një “pikturë” tjetër nga ajo që kemi dëgjuar

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
14 Shtator 2024, 11:33 | Aktualitet

Grupet e turistëve në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë si Dardha, Voskopoja apo Boboshtica, tashmë janë një pamje e zakonshme.

Edhe fakti që ato kënaqen me çfarë kalojnë në juglindje të vendit nuk është më një gjë e re. Por ajo që është interesante është fakti që një pjesë e surprizës pozitive që ato përjetojnë në vendin tonë, është fakti që gjejnë një vend ndryshe nga ajo që kanë dëgjuar apo lexuar në librat e historisë si për Shqipërinë ashtu edhe për shqiptarët.

Këtë fakt e pohojnë edhe ky grup turistësh spanjollë që A2 i ka takuar në qytetin e Korçës. “Është hera ime e parë në Shqipëri. Është vend shumë i bukur dhe i pastër. Më bën përshtypje dashuria që falni dhe qetësia që gjejmë. Po e shoh atë që historianët na kanë thënë për shqiptarët. Njerëzit janë shumë të buzëqeshur”, shprehen turistët spanjollë.

Mesa duket këtë vit turistët e huaj të apasionuarit pas historisë, kanë rezervuar edhe muajin Tetor për të vizituar juglindjen e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos