Rikthehet vetingu në polici, procesi kryhet këtë herë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 10:17 | Aktualitet

Nga rinis vetingu ne polici? Ministria e Brendshme njofton se procesi i ndërprerë rikthehet këtë herë për t’u bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Kështu, pas ndryshimeve të fundit ligjore, 3 drejtues të lartë të policisë dhe AMP-së do të përballen, këtë të hënë, me Trupën e Vlerësimit Kalimtar.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

Veting-u në Policinë e Shtetit rikthehet kësaj radhe për t’u bërë nga AMP, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos