Rikualifikimi i parkut ujor Drilon-Tushemisht, IMT nis shembjen e objekteve

Nga Artin Halili
19 Dhjetor 2023, 09:17 | Aktualitet

IMT dhe policia bashkiake në Pogradec kanë nisur prej ditës së djeshme aksionin për shembjen e objekteve në territorin e parkut turistik të Drilonit.

Në zonën ku do të zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht, sipas të dhënave, po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni, por dhe urat e ngritura mbi ujërat e lumit dhe disa objekte të tjera të vjetra.

Sipas të dhënave, prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.

Aksioni pritet të vijojë edhe nesër me shembjen e disa objekteve të tjera në Tushemisht.

Në këtë aksion, është pjesë mbështetëse edhe policia e shtetit, por vërehet se nuk është shënuar ndonjë incident pasi nuk ka pasur rezistencë nga pronarët e objekteve. Ata ishin njoftuar më herët për prishje vullnetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos