Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin Berishës, avokati zbulon në A2 CNN çfarë ndodhë më tej

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 18:24 | Aktualitet

Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin Berishës, avokati zbulon

Në një këndvështrim përtej politikës, por juridik, aty ku fakti është fakt, pa nuanca, avokati Arbër Hoxha ka zbuluar në A2 CNN, hapat që do të pasohen pasi Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin e deputetit Sali Berishës. I ftuar në Ditarin e orës 17:30 me gazetaren Bruna Çifligu, avokati tha se pas miratimit, masa e sigurisë arrest shtëpie/ burg ndaj ish-kryeministrit pritet të ekzekutohet të dielën ose maksimumi të hënën. Ai tha se gjasat që Berisha të shkel masën e sigurisë janë të pakta, ndërsa pati një kritikë për ekipin mbrojtës të demokratit.

“Kërkesa do bëhet të premten dhe më pas gjykata vendos brenda 48 orëve për të miratuar apo rrëzuar kërkesën e prokurorisë, por në rastin më të mirë, masa mund të ekzekutohet ditën e diel ose të hënë.  Nëse e shkel masën e arrestit në shtëpisë, SPAK do i drejtohet sërish Kuvendit për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg, por nuk e besoj që do jetë rasti konkret, Berisha është i keq këshilluar nga mbrojtja e tij,  dhe shpesh herë kërkesa për dhënien e arutorizimin për caktimit të masës së sigurisë është parë sikur është reflektuar nga organi i drejtësisë, por nuk është e vërtetë”, u shpreh avokati.

Një nga pretendimet më të mëdha që në krye të herës, Berisha ka pasur lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, sipas së cilit kjo gjyqtare ka pasur konflikt interesi me të, për shkak se e kishte shkarkuar shumë vite më parë. Nisur nga ky pretendim, avokati Hoxha thotë se nuk qëndron, prandaj jep dhe argumente mbi këtë arsyetim.

“Në kushtet më normale, gjyqtarja mund të kishte dhënë dorëheqjen, megjithatë jo domosdoshmërish, se Berisha ka kryer një veprim për shkak të detyrës, pra jo për një hakmarrje personale dhe në atë periudhë nuk është shkarkuar vetëm Gjoka, por rreth 60 gjyqtarë, që sot janë prap pjesë e sistemit të drejtësisë, nuk është detyrimisht një konflikt interesi, megjithatë moralisht gjyqtarja mund të kishte dhënë dorëheqjen”, u shpreh avokati.

Megjithatë, Berisha ka edhe një shpresë, Gjykatën Kushtetuese.

“Vendimet janë të formës së prerë dhe janë të ekzekutueshme që në momentin që gjykata shprehet, ndërkohë vendimi i GJK ka fuqi prapa vepruese, në GJK vendos mbi kërkesën e deputetëve dhe konstaton një gabim në caktimin e masës së sigurisë gjithçka nga gjykata e shkallës së parë dhe apelit janë nul dhe prokuroria do  duhet t’i drejtohet me kërkesë sërish Kuvendi”, përfundoi Hoxha në studion e A2 CNN.

Sot, Këshilli i Mandateve vendosi sot “pro” kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kërkesa e SPAK u aprovua me 5 votat "pro" të mazhorancës të cilave iu shtua edhe aprovimi i Enkelejd Alibeajt në emër të Partisë Demokratike. Kështu, Këshilli i Mandateve vendosi me një votim unanim për zhveshjen e Sali Berishës nga imuniteti që i siguron mandati i deputetetit, për t'u vënë në dispozicion të drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos