Mbetjet dhe uji, problemet kryesore, mbrojtja e mjedisit, testi që ende Shqipëria duhet të kalojë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 16:57 | Aktualitet



Mbrojtja e mjedisit është testi që Shqipëria ende duhet të kalojë. Edhe në raportin e fundit të progresit nga Komisioni Europian, vendi nuk arriti të merrte një notë kaluese bindëse.

“Ka pasur progres të kufizuar nxë përshtatjen e politikave dhe ligjeve me ato të Bashkimit Europian në drejtim të menaxhimit të ujërave, kimikateve, krimeve mjedisore dhe politikat klimatike. Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të promovuar ekonominë qarkulluese dhe për të stimuluar parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave”

Prej vitesh, “Kapitulli 27” është kthyer në pengesë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në “union”. Pavarësisht kritikave, institucionet në vend kanë bërë pak ndaj për t’i dhënë një tjetër hov përpjekjeve në drejtim parandalimit të ndotjes ka nisur të mendojë vetë “komisioni”.

“EU for Green” është një projekt i cili ka për qellim të ndihmojë implementimin e “agjendës jeshile” në vendet e Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e Shqipëri në veçanti. Do të jetë nën mbikëqyrjen e Komisionit Europian dhe besoj se do të zgjasë edhe dy vite të tjera. Qëllimi kryesor është gjithëpërfshirja”, tha Tramberend.

Po cilat janë fushat mjedisore ku vendi ka nevojë për ndërhyrje më emergjente?

“Është ajo që çdo shqiptar sheh lirshëm çdo ditë, sektori i mbetjeve. Është problem jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Rajonin. pasi notojnë deteve. Problemi tjetër është degradimi i tokës nga zjarret dhe erozioni. Problemi është mbrojtja e diversitetit, veçanërisht në zonat e mbrojtura”, u shpreh Abdulla Daku.

Ekspertë të mjedisit dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare argumentojnë se për të pasur sukses në mbrojtjen e mjedisit, duhen rritur kapacitet kapacitetet teknike e financiare të parandaluar ndotjen.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos