Zgjatimi i Lungomaresnë Vlorë me atë 2 dhe 3, ka filluar të japë një pamje më të qartë të asaj që pritet të ndërtohet me zbatimin e plotë të projektit, që ka rikompozuar thuajse të gjithë vijën bregdetare.
Pushues vendas dhe të huaj tashmë po shijojnë një pjesë të “Lungomare 3” pranë tunelit, në vendin e njohur si Uji i Ftohtë.
Ata vlerësojnë projektin, që synon t’i japë Vlorës një infrastrukturë të re me vëmendje të shtuar ndaj pushuesve që duan shëtitjen buzë detit.
Ndërsa projektet infrastrukturore vijojnë, pushuesit kërkojnë që plazhet publike të pajisen me sinjalistikën dhe rojet përkatëse, pasi ka plazhe që nuk kanë as kufizuesit se deri ku lejohet notimi dhe ku lejohet lundrimi i mjeteve. (A2 Televizion)