Rrebeshe në mesnatë, temperaturat mbeten të larta

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 07:25 | Aktualitet

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në Dita Jonë se gjatë ditës së mërkurë do të kemi një mot me vranësira të pakta, të cilat do të shtohen gjatë natës dhe do të shoqërohen me rrebeshe.

Ndërkohë, temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, me maksimumin deri në 28 gradë celsius, shkruan A2 CNN.

“Reshjet e rëna gjatë orëve të natës nuk kanë mundur të freskojnë motin, pasi temperaturat vijojnë të mbeten të larta. Reshjet do të jenë të pakta gjatë ditës, kryesisht në zonat jugore dhe në qendër. Termometri ka shënuar një rritje me 2-3 gradë në orët e mëngjesit krahasuar me një ditë më parë. Temperatura minimale do të jetë 10 gradë në zonat e thella në verilindje, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë celsius. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë 24-orëshit”, tha Tanja Porja në Dita Jonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos