Rrebeshi i shirave të pasdites të së mërkurës shkaktoi rrëshqitje masive dherash përgjatë segmentit rrugor Hadroj-Gjegjan-Mirditë.
Si pasojë e rrëshqitjeve masive segmenti u bllokua në afërsi Gjegjan dhe tek vendi i njohur si “Shkallat e Rrasit” ku u rrezikua dhe një trajler, që mbeti i bllokuar mes dy shembjeve të mëdha masive.
Kontraktori që mirëmban aksin rrugor ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur zhbllokimin e segmentit.
Aktualisht shembjet vijojnë, ndërsa janë dislokuar mjetet e rënda për pastrimet e rrëshqitjeve të tjera.
Segmenti rrugor Fushë Arrëz- Mirdite karakterizohet vazhdimisht nga shembje masive të dherave në ditë me reshje, çfarë shpesh janë kthyer në rrezik për përdoruesit e kësaj rruge. (A2 Televizion)